Müzahim Zahid Tüzün
12 Nëntor 2018•Përditësim: 12 Nëntor 2018
KAYSERI (AA) – Në Kayseri të Turqisë, 59 migrantë të padeklaruar të vendosur në qendrën për kthim të të huajve janë hospitalizuar për shkak të dyshimit se janë helmuar me ushqim, raporton Anadolu Agency (AA).
Migrantët në qendrën për kthimin e të huajve në distriktin Kocasinan kërkuan ndihmë mjekësore duke u ankuar për dhimbje në stomak.
Shumë ekipe mjekësore u nisën drejt qendrës, pas çka të huajt u transferuan në spitalin e qytetit për shkak të dyshimit për helmim me ushqim.
Drejtori i Sektorit për shëndetësi në Kayseri, Ali Ramazan Benli dhe mjeku kryesor i spitalit të qytetit Kayseri, Ilhami Celik deklaruan se gjendja shëndetësore e migrantëve është e mirë dhe kanë filluar hetimet.