Hanife Sevinç,Ferdi Türkten
12 nëntor 2015•Përditësim: 13 nëntor 2015
STAMBOLL (AA) – Gjykata në Turqi po zhvillon një varg procesesh dhe hetimesh kundër “strukturave paralele”, ndërsa Fetullah Gulen në tre raste gjyqësore është i akuzuari i parë, ndërsa në pesë të tjera llogaritet si i dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti për luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar pranë Prokurorisë në Stamboll zhvillon tre procese të ndara gjyqësore në të cilat i akuzuari i parë është Fetullah Gulen, udhëheqësi i lëvizjes joformale e njohur si Hizmet, përmes së cilës në më shumë institucione shtetërore ishin krijuar “struktura paralele” të cilat me keqpërdorim të pozitës tentuan të shkaktojnë destabilizim të vendit dhe të kryejnë grusht shtet.
Kundër 33 personave të dyshuar, në mesin e të cilëvë është edhe Gulen, Gjykata e 14-të Penale në Stamboll më 2 tetor të këtij viti ngriti aktakuzë në të cilën të dyshuarit ngarkohen për shpifje dhe akuza të pavërteta në llogari të disa zyrtarëve turq, ndërsa të gjitha nëpërmjet të ashtuquajturave “struktura paralele”.
Gjykata në këtë aktakuzë të parë të ngritur kundër “strukturave paralele” lëshoi urdhërarrest për arrestimin e të akuzuarit të parë Gulen, i cili jeton në ekzil në SHBA. Po ashtu është lëshuar urdhër për nisjen e procesit për ngritjen e urdhërarrestit të kuq nga Interpoli për të.
Aktakuza është ngritur me kërkesë të 64 personave të dëmtuar, ndërsa Prokuroria kërkon që për të arratisurin Gulen në këtë rast për akuzuat për “themelimin dhe udhëheqjen e grupeve të armatosura”, “falsifikim të dokumenteve zyrtare” dhe ”komplot”, t’i shqiptohet dënim me burg prej 19 deri në 34 vite.
Kundër 69 të dyshuarve, mes të cilëve Gulen është sërish i akuzuari i parë, Gjykata e 13-të Penale në Stamboll më 19 tetor ngriti aktakuzë në të cilën “struktura paralele” ngarkohet për komplot, keqpërdorim të pozitës dhe shpifje të pabaza ndaj zyrtarëve më të lartë të Turqisë gjatë hetimit në rastin “25 dhjetori”, të cilën Gjykata më vonë e hodhi poshtë si të pabazë.
Gjykata e lartpërmendur në këtë rast në bazë të dëshmive mbi fajin dhe faktit që ndodhet në arrati, lëshoi urdhër tjetër për arrestimin e tij në mungesë. Edhe në këtë rast Gjykata u dërgoi kërkesë institucioneve kompetente për nisjen e procedurës për ngritjen e urdhërarrestit të kuq nga Interpoli për Gulen.
Urdhërarrestin e tretë për arrestimin e Gulen-it e lëshoi sërish Gjykata e 14-të Penale në Stamboll më 9 nëntor, kur ngriti aktakuzë kundër gjithsej 122 personave, mes të cilëve janë edhe të arratisurit Gulen, Emre Uslu, ish shefi i policisë Yurt Atayun dhe shumë ish-nëpunës policorë dhe ushtarakë të cilët lidhen me “strukturat paralele”.
Bëhet fjalë për rastin në të cilin “struktura paralele” ngarkohet se përmes procesit të montuar “Selam Tevhid” ka tentuar që të kanos zyrtarët më të lartë të Turqisë dhe destabilizojë vendin. Deri tani 55 të akuzuar janë arrestuar, ndërsa për të tjerët është lëshuar urdhërarrest, duke përfshirë edhe Gulen-in dhe disa të tjerë të cilët gjenden jashtë vendit.
Paralelelisht me procedurat e nisura për nritjen e urdhërarrestit të kuq të Interpolit, Gjykata urdhëroi institucionet kompetente turke që të fillojnë procedurën për kërkesë ndaj autoriteteve të SHBA-ve për ekstradimin e Bulen-it.
Prokuroria edhe në këtë rast për komplot me qëllim të rrëzimit të qeverisë së Republikës së Turqisë këkron shqiptimin e dënimit të përjetshëm me burg për Gulen-in.
Prokurori shtetëror Serdar Coskun, nga Byroja për hetime mbi krime jashtëkushtetuese, ngriti hetim kryesor në të cilin Gulen sërish është i akuzuari i parë. Edhe prokurori Yucel Erkman zhvillon hetim për parregullsitë e provimit shtetëror për shërbimin publik me ndihmën e të cilëve lëvizja e Gulen-it në institucione ka infiltruar “struktura të veta paralele”.
Gulen sërish është i akuzuar i parë, ndërsa ky rast para do kohe është bashkuar me hetimin kryesor të cilin e zhvillon prokuori Coskun.
Prokuroria në Izmir ka ngritur hetim për organizatën terroriste FETO në të cilën Gulen është i akuzuari i parë. Kjo organizatë ngarkohet se në procesin “spiunim ushtarak në Izmir” bashkëpunëtorëve të vet në institucione ka urdhëruar nisjen e akuzave të pabaza me qëllim të diskreditimit publik të zyrtarëve dhe institucioneve turke, duke përfshirë edhe forcat e sigurisë së Turqisë.
Gulen në hetimin e Prokurorisë në Usak është i akuzuari kryesor si udhëheqës i organizatës terroriste FETO dhe sërish është lëshuar urdhërarrest për arrestimin e tij.
Gulen po ashtu është i akuzuari i parë në tre aktakuza të ngritura, ndërsa në pesë hetime llogaritet si i akuzuari i parë. Gjykatat kanë dhënë kërkesa për nisjen e procedurës për ngritjen e urdhërarrestit të kuq të Interpolit kundër tij.
Autoritetet turke më 2 shkurt kërkuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) shfuqizimin e “kartës së gjelbërt” të Fetullah Gulen. Atij më 28 janar të vitit 2015 në bazë të “dhënies së dëshmisë së rreme” i është prishur pasaporta e Turqisë.