Turqia

Turqi, evakuohet termocentrali për shkak të zjarrit pyjor

Një zjarr ka arritur në perimetrin e Termocentralit Kemerköy në rrethin Türkevleri, ndërkohë që përpjekjet për të shuar zjarrin kanë hasur në pengesa nga erërat e forta në rajon

Ali Ballı  | 04.08.2021 - Përdıtësım : 05.08.2021
Turqi, evakuohet termocentrali për shkak të zjarrit pyjor ( Ali Rıza Akkır - Anadolu Agency )

Muğla

Një termocentral në provincën jugperëndimore Muğla të Turqisë u evakuua për shkak të një zjarri pyjor në zonë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zjarr ka arritur në perimetrin e Termocentralit Kemerköy në rrethin Türkevleri, ndërkohë që përpjekjet për të shuar zjarrin kanë hasur në pengesa nga erërat e forta në rajon.

I gjithë personeli është evakuuar nga termocentrali, ndërsa materialet e ndezshme dhe shpërthyese janë hequr gjithashtu.

Cisterna uji dhe kamionë zjarrfikës janë vendosur në termocentral në rast se zjarri përhapet më tej drejt ndërtesës kryesore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın