Fırat Taşdemir
03 Gusht 2020•Përditësim: 04 Gusht 2020
Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se me dorëzimin edhe të një terroristi tek forcat e sigurisë në qytetin Mardin arriti në 123 numri gjithsej i terroristëve që janë dorëzuar me "rrugën e bindjes" që nga fillimi i vitit e deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ministria thuhet se edhe një anëtar tjetër i organizatës terroriste është dorëzuar si rezultat i punimeve bindëse të ndërmarra nga komanda e xhandarmërisë së qytetit Muş në koordinim me ministrinë e brendshme.
Terroristi i cili u bashkua me organizatën terroriste separatiste në vitin 2014 dhe i cili ka kryer aktivitete në Siri iu dorëzua forcave të sigurisë me mbështetjen e dhënë ndaj punimeve bindëse edhe nga familja e tij.
Në këtë mënyrë numri i terroristëve që janë dorëzuar me "rrugën e bindjes" që nga 1 janari e deri më tani ka arritur në 123.