Gözde Bayar
01 Mars 2021•Përditësim: 01 Mars 2021
Të paktën pesë anëtarë të dyshuar të DEASH-it për terrorizëm janë arrestuar në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas autoriteteve të provincës Kocaeli, ekipet lokale të xhandarmërisë kryen një operacion për të zbuluar dhe parandaluar aktivitetet e grupit terrorist në provincë.
Forcat e sigurisë në Stamboll zhvilluan një operacion në metropol dhe u arrestuan gjithsej pesë të dyshuar kur njësitë e xhandarmërisë bastisën njëkohësisht pesë adresa.
Turqia është një nga vendet e para që shpalli DEASH-in një grup terrorist në vitin 2013.
Që atëherë vendi shumë herë është sulmuar nga grupi terrorist, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse.
Në përgjigje, Turqia nisi operacione kundër-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.