Turqia

Turqi, arrestohen 3 terroristë të DEASH-it dhe konfiskohet eksploziv

Terroristët po përpiqeshin të hynin ilegalisht në Turqi nga Siria, bëjnë të ditur burimet e sigurisë

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı   | 27.02.2021
Turqi, arrestohen 3 terroristë të DEASH-it dhe konfiskohet eksploziv

Şanlıurfa

Të paktën 3 terroristë të DEASH-it u arrestuan në provincën juglindore turke Şanlıurfa, raporton Anadolu Agency (AA).

Ata po përpiqeshin të hynin ilegalisht në Turqi nga Siria, thanë burimet e sigurisë me kusht që të mbeten anonime për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për media.

Forcat turke të sigurisë gjithashtu konfiskuan 600 gram eksploziv plastik, 2 detonatorë elektrikë dhe një kabllo, që u gjetën në pronësi të terroristëve.

Përderisa eksplozivët u shkatërruan në një shpërthim të kontrolluar, terroristët u dërguan në komandën lokale të xhandarmërisë për t'u marrë në pyetje.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.

Vendi është sulmuar nga terroristët e DEASH-it disa herë. Grupi terrorist ka kryer të paktën 10 sulme vetëvrasëse me bomba, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura, duke vrarë 315 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Si kundërpërgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın