Sertaç Bulur
28 Qershor 2021•Përditësim: 28 Qershor 2021
Policia në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, zhvilloi operacione antiterroriste dhe arrestoi 26 persona për lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH, theksuan sot burimet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e inteligjencës të policisë në kryeqytetin Ankara gjetën se 30 të dyshuar, përfshirë 28 irakianë dhe dy shtetas sirianë, ishin në kontakt me anëtarët e grupit terrorist DEASH në zonat e konfliktit.
Gjithsej 26 të dyshuar u kapën në operacione paralele.
Kërkimi për katër të dyshuarit e mbetur është duke u zhvilluar, ndërsa të dyshuarit e kapur u dërguan në zyrën migracionit për dëbim.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.