Turqia

Turqi, arrestohen 22 terroristë të dyshuar të DEASH

Të dyshuarit, të gjithë shtetas të Irakut, u kapën në provincën qendrore Yozgat

Gözde Bayar  | 28.11.2020 - Përdıtësım : 29.11.2020
Turqi, arrestohen 22 terroristë të dyshuar të DEASH

Ankara

Të paktën 22 terroristë të dyshuar të DEASH-it u arrestuan sot në Turqinë qendrore, sipas një burimi të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia lokale e antiterrorit në provincën Yozgat arrestoi 22 shtetas irakianë në operacion, thanë burimet në kushte anonimiteti.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.

Vendi është sulmuar nga organizata ekstremiste shumë herë. Të paktën dhjetë bomba vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura kanë vrarë 315 njerëz dhe plagosur qindra të tjerë.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın