Aykut Karadağ
09 Korrik 2021•Përditësim: 09 Korrik 2021
Forcat turke të sigurisë arrestuan sot 10 të dyshuar për lidhje me Organizatën Terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të shtetit të mposhtur në vitin 2016, njoftuan zyrtarët e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prokurorët lëshuan urdhër-arreste për 13 të dyshuar të lidhur me FETO-n, thuhet në deklaratën e prokurorëve në kryeqytetin Ankara.
Në mesin e të dyshuarve janë 2 oficerë të pensionuar të Forcave Ajrore Turke dhe 11 kadetë të pushuar më parë.
Në ndërkohë janë duke u zhvilluar operacionet për arrestimin e të dyshuarve të mbetur.
FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti të 15 korrikut 2016, në të cilën ranë 251 dëshmorë dhe 2.734 të tjerë u plagosën.
Ankaraja akuzon gjithashtu FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.