Ömer Erim Baştımar,Ahmet Özler
01 Korrik 2016•Përditësim: 02 Korrik 2016
KASTAMONU (AA) – Në aksidentin e autobusit që ndodhi në provincën Arac, të provincës Kastamonu, në Turqinë veriore, janë plagosur 30 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Aksidenti ndodhi për shkak se shoferi Ahmet Altintas ka humbur kontrollin, duke shkaktuar përmbysjen e autobusit.
Në aksident janë plagosur shoferi 29 pasagjerë. Në vendin e aksidentit janë dërguar disa ambulanca.
Nga të plagosurit, 23 prej tyre u transportuan në spitalin Kastamonu dhe Karabuk, në veri të vendit, ndërsa shtatë prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore adekuate në vendin e ngjarjes.