Gözde Bayar
04 shtator 2019•Përditësim: 05 shtator 2019
Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" 117 terroristë gjatë operacioneve kundër terrorizmit në të gjithë vendin në gusht, tha sot zëvendësministri i Brendshëm i vendit, Ismail Çataklı, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet turke shpesh përdorin termin "të neutralizuar" me çka nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzua, u vranë ose u kapën.
Gjithashtu zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Çataklı tha në një konferencë mujore se 117 terroristë u neutralizuan në gusht.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK - e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.