Tuğba Altun
23 Qershor 2023•Përditësim: 25 Qershor 2023
Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiye-s, ka dënuar ashpër sulmin që kolonët hebrenj kryen ndaj Kuranit pasi hynë në një xhami në qytetin Urif të Palestinës nën pushtimin izraelit, transmeton Anadolu.
MPJ turke bëri një deklaratë me shkrim rreth sulmeve të kryera nga kolonët hebrenj në territoret palestineze nën pushtim, ku theksohet se dënojnë ashpër sulmin që një grup i kolonëve hebrenj kryen ndaj librit të shenjtë Kuranit, pasi ata hynë në një xhami në qytetin Urif të Palestinën nën pushtimin izraelit.
"Presim që autorët e këtij sulmit të papranueshëm të urrejtjes të japin llogari përpara drejtësisë sa më parë. Sërish ne dënojmë fuqishëm sulmet e kryera nga grupet e kolonëve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe vrasjen e një civili palestinez nga forcat izraelite. Edhe një herë ne theksojmë se është përgjegjësi e shtetit të Izraelit që buron nga ligji ndërkombëtar që të parandalojë krimet e urrejtjes, përfshirë urrejtjen ndaj Islamit dhe të gjitha sulmet që kryhen nga kolonët hebrenj në territoret e palestineze nën pushtim ndaj popullit lokal palestinez, vendeve të tyre të adhurimit, vendbanimeve dhe pronave të tyre", thuhet në deklaratë.
Gjithashtu në deklaratë shprehet shqetësim i madh nga tensioni në rritje sërish në ditët e fundit në Bregun Perëndimor.