Sergen Sezgin,Fatih Çapkın,Eren Bozkurt
08 Shkurt 2023•Përditësim: 08 Shkurt 2023
Dy gra u shpëtuan pas 48 orësh nga rrënojat e një pallati në Hatay i cili u shemb nga tërmetet me qendër në qytetin Kahramanmaraş të Türkiye-s dhe i cili ka prekur 10 qytete të vendit, raporton Anadolu.
Punimet e kërkim-shpëtimit vazhduan në pallatin e shembur Vilyam në bulevardin "İnönü" në lagjen Kışlasaray të qytetit Hatay pas tërmeteve 7.7 dhe 7.6 ballë me epiqendër rajonet Pazarcık dhe Elbistan.
Në punimet e kryera nga ekipet e kërkim-shpëtimit dhe personeli ushtarak, u shpëtuan nga rrënojat Mona Gazel (52) dhe Necla Melek (74).
Pas kontrolleve shëndetësore Gazel dhe Melek u dërguan në spital.
Ndërkohë bëhet e ditur se ekipet vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja.