Enes Canlı
16 Prill 2018•Përditësim: 16 Prill 2018
TUNIS (AA) - Turkish Airlines është zgjedhur "linja më e mirë ajrore e huaj" në një eveniment turistik të organizuar nga një agjenci turistike në Tunizi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas shtypit tunizian, çmimi është ndarë në edicionin e 12-të të "Çmimeve Turistike të Arta" në fundjavë.
Çmimi ndahet në 12 fusha të ndryshme, siç janë hoteli më i mirë, faqja më e mirë turistike dhe restoranti më i mirë, ndërkohë që Turkish Airlines është zgjedhur "aviokompania më e mirë e huaj e vitit" me votat e tunizianëve.
Çmimin në emër të linës ajrore e ka pranuar drejtori i përgjithshëm i Turkish Airlines për Tunizinë, Okan Uluocak.