Turqia

Turkish Airlines hap destinacionin e 56-të në Afrikë

Port Harcourt, qytet i pasur me naftë, u bë destinacioni i katërt i Turkish Airlines në Nigeri dhe i 56-ti në Afrikë

Tuba Şahin  | 25.06.2019 - Përdıtësım : 26.06.2019
Turkish Airlines hap destinacionin e 56-të në Afrikë

Ankara

Linja ajrore e Turqisë, Turkish Airlines, sot filloi fluturimet e drejtpërdrejta nga Stambolli në qytetin jugor të Nigerisë Port Harcourt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Port Harcourt, qytet i pasur me naftë, u bë destinacioni i katërt i Turkish Airlines në Nigeri dhe i 56-ti në Afrikë, tha kompania në një deklaratë.

Fluturimet midis Stambollit dhe Port Harcourt-it do të realizohen katër herë në javë.

Në deklaratë thuhet se me hapjen e këtij destinacioni, Turkish Airlines vazhdon të udhëheqë "si linja ajrore që fluturon në më shumë destinacione se çdo linjë ajrore tjetër në Afrikë".

Kerem Sarp, zëvendëspresident i lartë i shitjeve të Turkish Airlines, tha se ky hap është një moment historik në misionin e kompanisë për rritje në Afrikë.

"Jemi të lumtur që shtuam Port Harcourt-in në rrjetin tonë të fluturimeve dhe që u mundësuam udhëtarëve tanë këtu të përjetojnë një fluturim pa ndërprerje përmes Turkish Airlines", tha Sarp.

Me një flotë prej 335 avionësh të pasagjerëve dhe mallrave, Turkish Airlines aktualisht fluturon në 311 destinacione në 124 vende, prej të cilave 261 ndërkombëtare dhe 50 vendase.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın