Hatice Özdemir
12 Dhjetor 2016•Përditësim: 13 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Ministri turk i Shëndetësisë, Recep Akdağ, ka njoftuar se në sulmin terrorist në Stamboll kanë humbur jetën 44 persona, nga të cilët 36 policë dhe 8 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Akdağ duke iu drejtuar deputetes së HDP-së, Filiz Kerestecioğlu, është shprehur se "Shkaktari i këtij sulmi të pabesë që na ka djegur zemrat të gjithëve dihet. Është organizata terroriste PKK. A mund ta përsërisni ju këtë fjali? ‘Mallkoj organizatën e ulët terroriste PKK dhe mbështetësit e saj". A ka ndonjë nga ju që mund ta përsëritë këtë fjali? Nuk mundeni dhe nuk e keni bërë asnjëherë këtë."
Ndërkohë deputetja Kerestecioğlu, duke folur për sulmin terrorist në Stamboll tha se duhet të shtohen masat parandaluese.
"Nëse kjo ngjarje është kryer nga TAK (Skifterët e Lirisë së Kurdistanit) të cilët shprehen se kanë marrë përsipër sulmin unë e dënojë këtë me urrejtje dhe ashpërsi."