Mustafa Yıldırım
04 janar 2017•Përditësim: 04 janar 2017
IZMIR (AA) - Në një operacion të ndërmarrë në qytetin Izmir të Turqisë janë arrestuar 20 persona për të cilët pretendohet se janë anëtarë të organizatës terroriste DEASH dhe se dyshohen se kanë lidhje me sulmin terrorist në Ortaköy të Stambollit, ku humbën jetën 39 persona raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e anti-terrorizmit dhe të inteligjencës së Drejtorisë së policisë në kuadër të hetimit të kryer nga zv/kryeprokurori Okan Bato, në qytetin e Izmirit, me mbështetjen e forcave policore të operacioneve speciale kanë kryer operacione në 4 adresa në rajonet Bornova dhe Buca.
Ekipet e policisë pasi kanë bllokuar hyrjet dhe daljet nëpër lagje kanë ndaluar 20 persona të dyshuar me origjinë nga Dagestani, Turkistani lindor dhe Siria nga të cilët 11 prej tyre janë gra.
Ndër të tjera bëhet e ditur se 20 fëmijë bashkë me të dyshuarit të cilët pretendohen se janë anëtarë të DEASH-it janë dërguar në polici.
Në kontrollet e kryera në shtëpitë e të dyshuarve u konfiskuan armë dhe pajisje të tjera ushtarake.
Gjithashtu pretendohet se të dyshuarit e ndaluar me të dyshuarin për sulmin terrorist në Ortaköy kanë qëndruar bashkë në një shtëpi në qytetin Konya.