Mehmet Fatih Duman
15 Nëntor 2015•Përditësim: 15 Nëntor 2015
STAMBOLL (AA) - Ka startuar një nga evenimentet më të rëndësishme sportive në vend, maratona e 37 e Stambollit, Vodafone, raporton Anadolu Agency (AA).
Maratona ka filluar me dhënien e startit nga Ministri i Rinisë dhe Sportit të Turqisë, Akif Çağtay Kılıç dhe Kryetari i Kryebashkisë së Stambollit, Kadir Topbaş në urën e Bosforit rreth orës 09:00 sipas orës lokale. Në këtë maratonë do të përshkohet gjithsej 42 kilometra e 195 metra.
Ndërkohë në pikën e nisjes ishin të pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Mehmet Müezzinoğlu si dhe Presidenti i Klubit të Beshiktashit, Fikret Orman.
Në maratonat 15 dhe 10 kilometërshe marrin pjesë afërsisht 30 mijë sportistë nga rreth 120 vende të botës.
Maratonia starton në urën e Bosforit dhe duke kaluar në bulevardin e Barbaros, Beshiktash, Karaköy, Ura e Gallatës, Eyüp. Duke u kthyer nga Bakırköy maratona vazhdon drejt parkut Gülhane dhe më pas do të kalojë nga Xhamia Blu ku më pas pritet të përfundojë në Sheshin e Kuajve i cili njihet si një qendër sporti në Perandorinë Romake, Bizantine dhe në atë Osmane dhe që ndodhet në hyrje të Xhamisë Blu.
Në këtë maratonë krahas qytetarëve dhe sportistëve të thjeshtë vendas dhe të huaj marrin pjesë edhe sportistë profesionistë nga shumë vende.
Kjo maratonë po organizohet nën moton "ndal dhunës ndaj grave". Me këtë moto synohet ndërgjegjësimi i qytetarëve ndaj këtij fenomeni.
Në maratonën gjithsesj 42 kilometra e 195 metra pritet të shpërndahen 216 mijë dollarë si shpërblim për fituesit.
Ndërkohë që vendi i parë merr një shpërblim me vlerë 50 mijë dollarë vendet e dyta marrin një shpërblim me vlerë 25 mijë dollarë, vendet e trreta maarrin 15 mijë lira, vendet e katërta marrin 10 mijë lira dhe vendet e pesta marrin një shpërblim me vlerë 8 mijë lira.