Selma Kasap
15 dhjetor 2017•Përditësim: 15 dhjetor 2017
ANKARA (AA) – Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım, tha sot në Ankara se situata në Siri po normalizohet, dhe se në rajonet e pastruara nga terroristët janë kthyer rreth 75.000 refugjatë sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Gjendja në Siri po përmirësohet, gradualisht po normalizohet. Në kuadër të ofensivës 'Mburoja e Eufratit' nga organizatat terroriste DEASH dhe PKK kemi pastruar territor prej 2.000 metrave katrorë. Rreth 75.000 vëllezër tanë sirianë I janë kthyer jetës normale në këto rajone”, theksoi Yıldırım.