Halil Demir
15 Shkurt 2017•Përditësim: 15 Shkurt 2017
STAMBOLL (AA) - Ekipet e policisë kundër lëndëve narkotike në Stamboll, kanë ndërmarrë një operacion, ku kanë ndaluar fillimisht një kamion i cili transportonte lëndë plastike nga Dijarbakır-i në drejtim të këtij qyteti, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë operacionit policia ka sekuestruar një sasi prej 1 ton drogë e lloji kanabis sativa. Zyrtarët thanë se droga ishte e fshehur në një kamion.
Në kuadër të këtij operacioni policia e Stambollit, ka bërë të mundur ndalimin e 7 personave të dyshuar si të implikuar me këtë ngjarje, ndërkohë në mesin e të arrestuarve është edhe shoferi i kamionit.
Droga ishte e destinuar për tregun e Stambollit, ndërsa policia po vazhdon hetimet.