Güç Gönel,Şükrü Gündüz,Kaan Bozdoğan,İbrahim Halil Aktürk
02 Janar 2021•Përditësim: 03 Janar 2021
Heshtja mbretëron në ditën e dytë të orës policore në Stamboll, e cila po zbatohet si pjesë e masave kundër koronavirusit (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të orës policore, që filloi të enjten në orën 21:00 dhe do të zgjasë deri të hënën në 5:00 të mëngjesit, rrugët në të dy pjesët kontinentale të metropolit turk kanë mbetur të boshatisura.
Kadiköy dhe Üsküdar, dy lagje të njohura të cilat para zbatimit të masave ishin të frekuentuara në çdo kohë, tani janë bosh.
Një numër i vogël i qytetarëve blinin nga dyqanet ushqimore, tregjet, furrat e bukës dhe kasapët, biznese këto që u lejuan të qëndronin të hapura gjatë kufizimit të lëvizjes.
Ekipet policore kontrollojnë dokumentet në disa vende të caktuara në Stamboll. Ekipet komunale gjithashtu po kryjnë punë pastrimi dhe për infrastrukturën në rrugë dhe plazhe.
Pjesa e famshme e Stambollit, Eminönü, u vizitua nga grupe turistike gjatë shtetrrethimit. Turistët fotografoheshin para simboleve të qytetit.