Turqia

"Retorika kundër Turqisë në BE saboton të ardhmen e Evropës"

Duke akuzuar disa udhëheqës evropianë për marrjen e qëndrimeve ndryshe kur përpiqen "të shkaktojnë shqetësime në Turqi", Çelik tha se këta udhëheqës "zbatojnë standarde të dyfishta kur trazirat fillojnë të shfaqen në vendet e tyre"

Seda Sevencan   | 04.01.2021
"Retorika kundër Turqisë në BE saboton të ardhmen e Evropës" Foto: Emin Sansar/AA

Ankara

Ömer Çelik, zëdhënës i partisë qeverisëse të Turqisë, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), ka deklaruar se kushdo që në Bashkimin Evropian (BE) flet kundër Turqisë në të vërtetë synon të shkatërrojë të ardhmen e Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas një takimi të Bordit Ekzekutiv të AK Partisë, duke akuzuar disa udhëheqës evropianë për marrjen e qëndrimeve ndryshe kur përpiqen "të shkaktojnë shqetësime në Turqi", Çelik tha se këta udhëheqës "zbatojnë standarde të dyfishta kur trazirat fillojnë të shfaqen në vendet e tyre".

Pas një viti me ngritje dhe ulje në marrëdhëniet midis Turqisë dhe BE-së, udhëheqësit turq së fundmi përsëritën kandidaturën e vendit për anëtarësim në bllokun evropian, duke theksuar se marrëdhëniet mund të përmirësohen këtë vit nëse BE ndërmerr hapa që tregojnë respekt për Republikën e Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın