Ekip
29 Tetor 2015•Përditësim: 29 Tetor 2015
ANKARA (AA) - Turqia sot feston 92-vjetorin e shpalljes së Republikës, dhe me atë rast në mbarë vendin si dhe në Republikën Turke të Qipros Veriore do të mbahen ceremonitë komemorative, raporton Anadolu Agency (AA).
Manifestimi filloi me vizitën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në Anitkabir në Ankara, në mauzoleun e themeluesit të Republikës, Mustafa Kemal Ataturk.
Përvjetori i themelimit të Republikës së Turqisë do të shënohet edhe me organizimin e pritjeve solemne në ambasadat e këtij vendi në rajonin e Ballkanit.
Pas intonimit të himnit kombëtar me atë rast presidenti Erdoğan vendosi kurora lulesh në mauzoleun e themeluesit të Republikës, Mustafa Kemal Ataturk.
Në ceremoninë solemne morën pjesë edhe kreu i Parlamentit të Turqisë, Ismet Yilmat, kryeministri Ahmet Davutoglu si dhe krerët e institucioneve të shumta të këtij vendi.
Manifestimi i shënimit të Ditës së Republikës do të vazhdojë me festimet e ndryshme.
Turqia është republikë demokrate, laike, unitare, kushtetuese ndërsa sistemin e saj politik e themeloi Mustafa Kemal Ataturk në vitin 1923.