Ekip
01 Janar 2018•Përditësim: 02 Janar 2018
ANKARA (AA) - Ka përfunduar votimi i "Fotografive të Vitit" të Anadolu Agency (AA), në të cilin u zgjodhën fotografitë e vitit në tri kategori të ndryshme.
Në votim u përfshinë gjithsej 69 fotografi në kategoritë lajm, jetë dhe sport nga vende të ndryshme të botës dhe Turqisë, ndërsa 260.231 votues bënë përzgjedhjen e tyre.
Në votimin që zgjati gjatë muajit dhjetor, në kategorinë lajm fotografia e vitit u zgjodh "Fëmija 16 vjeçar, simboli i rezistencës" e shkrepur nga Wisam Hashlamoun, në të cilën shihet teksa dhjetra ushtarë izraelitë arrestojnë 16-vjeçarin Fevzi el-Xhunejdi me sy të lidhur gjatë protestave në El-Halil kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si "kryeqytet të Izraelit".

Ndërkaq, në kategorinë jetë, fotografia e vitit është zgjedhur fotografia e titulluar "Yjet turke në Izmir" nga Cem Öksüz, e shkrepur gjatë një demonstrimi të Yjeve Turke, avionëve akrobatikë të Forcave Turke, me rastin e ditës së çlirimit të Izmirit.

Në kategroinë sport, fotografia e vitit u zgodh fotografia me titullin "Gëzimi i Turqisë", e shkrepur nga Abdullah Coşkun, kurse në të reflektohet gëzimi i lojtarëve të Kombëtares Turke në Futboll për Persona të Gjymtuar pas fitores në finalen evropiane kundër Anglisë me rezultatin 2-1.