Turqia

Punonjësi i AA-së që u lirua në Egjipt kthehet në Turqi

Në një deklaratë për gazetarët Balcı tha se falënderon Allahun që ka mbërritur në vendin e tij dhe se ai e ka ndjerë në Egjipt mbështetjen e shtetit dhe popullit të tij

İzzet Taşkıran  | 17.01.2020 - Përdıtësım : 17.01.2020
Punonjësi i AA-së që u lirua në Egjipt kthehet në Turqi ( Ahmet Bolat - Anadolu Agency )

Stamboll

Pas lirimit është kthyer në Turqi shtetasi turk, Hilmi Balcı, një nga 4 punonjësit që u arrestuan të martën si pasojë e një bastisjeje nga policia egjiptiane në Zyrën e Anadolu Agency (AA) në Kajro të Egjiptit.

Pasi ka mbërritur në aeroportin e Stambollit, Balcı është pritur me lule në aeroport nga drejtues të AA-së, nga drejtori i operacioneve ndërkombëtare të AA-së, Mücahit Muhammed Soykan, drejtori i marketingut dhe komunimit të korporatave, Yılmaz Yaman, zv.redaktori i lajmeve për Stambollin, Cemal Coşkun, drejtori i çështjeve administrative për Stambollin, Sabri Çelebioğlu dhe punonjës të tjerë.

Në një deklaratë për gazetarët Balcı tha se falënderon Allahun që ka mbërritur në vendin e tij dhe se ai e ka ndjerë në Egjipt mbështetjen e shtetit dhe popullit të tij. "Kemi vërejtur se kanë treguar një përpjekje të jashtëzakonshme, kryesisht presidenti ynë, ministri i jashtëm, ministri i komunikimit dhe drejtori i përgjithshëm i institucionit tonë z. Şenol (Kazancı). Kjo përfundoi në një kohë të shkurtër dhe në mënyrën më të mirë. Tani jam kthyer në vendin tim", tha Balcı.

Ai shtoi se përkrahjen e popullit turk e ka ka ndjerë shpirtërisht edhe në rastet e dëshpërimit. "Fatmirësisht, tashmë i kam kaluar këto 3-4 ditë intesive. Shpreh falënderimet", tha Balcı.

Pas fjalimit Balcı u largua nga aeroporti bashkë me drejtuesit e AA-së.

- Bastisja e policisë së Egjiptit në Zyrën e AA-së në Kajro

Policia e Egjiptit të martën më 14 janar duke bastisur Zyrën e AA-së në Kajro, arrestoi 4 punonjës, njëri prej të cilëve shtetas turk dhe i dërgoi ata në një vend të panjohur.

Policët pasi mbërritën në zyrë rreth orës 17:00 sipas kohës lokale, mbyllën kamerat dhe ndërprerë lidhjen e internetit.

Forcat e sigurisë ushtruan kontrolle deri në orët e mëngjesit në zyrë, ndaluan punonjësit që të kontaktojnë me jashtë dhe konfiskuan pasaportat, celularët dhe laptopët e tyre.

Ministria e Brendshme e Egjiptit tentoti të shtrembërojë çështjen me një deklaratë skandaloze që bëri pas reagimeve intensive ndërkombëtare edhe pasi kishin kaluar 24 orë nga bastisja që policia egjiptiane kreu ndaj Zyrës së AA-së në Kajro duke mos dhënë asnjë arsyetim.

Në deklaratën ku nuk përmendej aspak emri i Anadolu Agency dhe ku nuk paraqitej asnjë akuzë konkrete, thuhej se bastisja e kryer në zyrë ishte zhvilluar pas marrjes së lejes nga Prokuroria e sigurisë së lartë shtetërore të Egjiptit.

Drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı një ditë më parë tha se "Është liruar Hilmi Balcı, një nga 4 punonjësit tanë të arrestuar në Egjipt. Presim lirimin me kusht edhe të punonjësve të tjerë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.