Burak Bir
16 Tetor 2020•Përditësim: 16 Tetor 2020
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të realizojë një vizitë pune në Turqi të premten me ftesë nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zelensky do të takohet me presidentin Erdoğan, njoftoi përmes një deklarate Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë.
Të dy udhëheqësit do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Erdoğan dhe Zelensky do të vlerësojnë gjithashtu hapat që synojnë rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit.