Mehmet Tosun,Yeşim Sert Karaaslan
16 nëntor 2023•Përditësim: 17 nëntor 2023
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka vizituar të sëmurët me kancer të cilët kanë ardhur në Türkiye nga Gaza dhe të cilët janë vendosur nën trajtim në spitalin Bilkent të qytetit të Ankarasë, raporton Anadolu.
Në vizitën e tij në spitalin e Onkologjisë ku trajtohen pacientët, Erdoğan u shoqërua nga ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, kryemjeku i spitalit, Prof. Dr. Ercan Yeni dhe mjekë të tjerë.
Presidenti Erdoğan vizitoi një nga një pacientët, u uroi "të shkuara" dhe u informua lidhur me situatën e tyre shëndetësore.