İlkay Guder
20 Korrik 2017•Përditësim: 20 Korrik 2017
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin palestinez Mahmud Abbas në lidhje me shkeljet e Izraelit kundrejt Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale mësohet se në bisedën e zhvilluar në orët e mëngjesit është theksuar se janë shqetësuese intensifikimet e shkeljeve kryesisht në Jerusalem.
Duke vënë në dukje se janë të papranueshme vendosja e kufizimeve në hyrjen e Mesxhid-i Aksasë presidenti Erdoğan ka tërhequr vëmendjen se mbrojtja e karakterit dhe shenjtërisë islame të Jerusalemit dhe kompleksi Al Aksa kanë një rëndësi për të gjithë botën islame.
Presidenti plaestinez Abbas me rastin e bisedës i ka shprehur falënderimet presidentit Erdoğan për ndjeshmërinë në çështjen e Palestinës.