ANKARA (AA) – Pesë ditët e para të operacionit "Dega e Ullirit" nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), përkundër kushteve të vështira në terren dhe kurtheve të vendosura nga PYD/PKK me 8-10 mijë terroristë të saj, përfunduan në mënyrë të sigurtë dhe sot operacioni ka hyrë në ditën e 6-të, shkruan Anadolu Agency (AA).
Reagimet e para nga komuniteti ndërkombëtar për operacionin, ku forcat tokësore janë vendosur në 4 pika brenda Afrinit në Siri, përkundër disa shqetësimeve, kishte një linjë të mirëkuptimit për shqetësimet e Turqisë lidhur me sigurinë e saj.
Operacioni i nisur më 20 janar me sulmet ajrore të TSK-së dhe gjuajtjet me artileri nga pozicionet brenda kufirit të Turqisë, ka përfunduar 5 ditët e saj dhe tani ka hyrë në ditën e 6-të.
TSK në ditën e parë ka goditur më shumë se 100 objektiva të PYD/PKK-së, të përcaktuara me mbështetjen e inteligjencës turke (MIT).
TSK dhe ULS për shkak të kushteve të vështira në terren, kurtheve e minave të vendosura nga PYD/PKK si dhe për shkak të kushteve të dimrit po përparojnë në mënyrë të sigurtë dhe me kujdes.
Gazetarët e AA-së në terren njoftojnë se reshjet e shiut nuk po ndalen për një javë dhe se balta e mbledhur në pozicionet e ULS-së e vështirëson në disa vende përparimin e trupave me automjete.
Në mëngjesin e ditës së dytë TSK ka nisur edhe operacionin nga toka. TSK dhe ULS hynë në Afrin nga veriu, perëndimi dhe veriperëndimi.
Në ditën e 3-të të operacionit, TSK dhe ULS të cilët vazhdonin të përparojnë, hapën një front të ri. Filluan sulmet në qarkun Azez, në lindje të Afrinit, i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve.
Në ditën e 3-të të operacionit, po ashtu nga drejtimi verior u depërtua në fshatrat e qytezës Bulbul.
Në ditën e 4-të të operacionit, TSK dhe ULS vazhdonin të përparonin në perëndim të Afrinit dhe hynë në qytezën Xhinderis, që ka një pozitë të një lugine të drejtë që shtrihet në Afrin.
- Janë neutralizuar qindra terroristë dhe objektiva
Në 5 ditët e para, sipas të dhënave të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, mbi 200 objektiva të terroristëve janë goditur me sukses.
Në operacionin tokësor dhe ajror, po ashtu janë neutralizuar mbi 300 terroristë.
- Përparim të sigurtë dhe fortifikim
Pas marrjes së Afrinit nga PYD/PKK në muajin korrik të vitit 2012, i cili më parë ishte nën kontrollin e regjimit të Bashar al-Asadit, ky qark përgjatë luftës së brendshme u bë një nga zonat ku kjo organizatë krijoi më së shumti fole të saj.
TSK dhe ULS po prioritizojnë që përparimin në Afrin ta realizojnë në kushte të sigurta meqë këtu organizata është vendosur në mënyrë intensive dhe ka vendosur kurthe për 6 vite.
Në këtë mënyrë, më shumë se 10 pika në 5 ditët e para të operacionit "Dega e Ullirit" u pastruan nga terroristët.
Në ditën e 5-të të operacionit, trupat e TSK-së dhe të ULS-së kanë bërë fortifikim nga toka.
- Furnizimi i PYD/PKK-së nga rajoni i regjimit
Në anën tjetër, PYD/PKK po vazhdon që t’i fusë terroristët, municionet dhe pajisjet e ndryshme në Afrin nëpërmjet lagjeve Nubul dhe Zehra të qendrës Halep, në juglindje të Afrinit.
Furnizimi në fjalë ishte intensifikuar para operacionit.
Organizata terroriste municionet e dorëzuara nga SHBA-ja nëpërmjet bazave Haseke dhe Rakka, si dhe terroristët e trajnuar në partneritet të Pentagon-CIA-Kandil vazhdon t'i kalojë nëpërmjet Nubulit dhe Zehras, të cilat gjenden nën kontrollin e regjimit të Asadit.
Në anën tjetër pritet të shihet se si do të rezultojë paralajmërimi i Pentagonit se do të ndërpresin mbështetjen e dhënë për organizatën në rast se do të identifikohet kjo lidhje.
Njëra nga zhvillimet kryesore lidhur me operacionin është lirimi i terroristëve të DEASH-it nga PYD/PKK, të cilët ndodheshin në burgjet në Afrin, me kusht që të luftojnë kundër TSK-së dhe ULS-së.
- Drejtpërdrejt në objektiv mori civilët në Turqi
Organizata terroriste e bllokuar në Afrin, mori drejtpërdrejt në objektiv civilët në qytetet kufitare të Turqisë.
Terroristët deri më tani kryen 14 sulme me raketë ose me mortajë në qytetin Hatay të Turqisë, kurse 19 në qytetin Kilis dhe shkaktuan vdekjen e 4 civilëve, 2 prej tyre me prejardhje siriane.
Në sulme u plagosun 67 civilë, 6 prej tyre fëmijë.
- Organizata kërkoi forcë me propagandë të zezë
Operacioni në Afrin u bë një nga temat kryesore të rrjeteve sociale.
Në ditën e parë të operacionit, etiketimet #Operacioni në Afrin (#AfrinOperasyonu) dhe Operacioni Dega e Ullirit (#ZeytinDalıHarekatı) kanë zënë dy vendet e para në temat në trend të Twitter-it (trend topic/TT). Përdoruesit e rrjeteve sociale zakonisht publikuan mesazhe mbështetëse për operacionin.
Në ditët në vijim, etiketimet në fjalë ishin në 5 vendet e para të listës TT, kurse si në Turqi ashtu edhe në botë u përdorën në mënyrë intensive etiketimet #TurkeyMovesForPeace, #BabyKillerPKK, #Çështje Kombëtare (#MilliMesele), “Rroftë ushtria turke (#VarOlsunTürkOrdusu).
Në anën tjetër inteligjenca turke zbuloi se PKK ka dhënë urdhër që operacioni "Dega e Ullirit" të njolloset nga rrjeti social. AA ka zbuluar se cilat ngjarje i përkasin disa fotografive të servuara me pretendime të ndryshme në kuadër të fushatës së njollosjes.
Për shembull, njëra nga pamjet e servuara nëpërmjet rrjetit social me pretendim se “po digjen tanket e TSK-së”, është xhiruar në Jemen, kurse tjetra i përket një lajmi të 10 dhjetorit të vitit 2017.
Edhe fotografia e publikuar me pretendimin “Ushtarët turq të burgosur në Afrin”, ka dalë në shesh se i përket një ngjarjeje të 23 shkurtit të vitit 2015. Kurse një fotografi tjetër me ushtar me pretendim se “YPG ka plagosur ushtarët e TSK-së”, është zbuluar se është fotografuar në Manisa të Turqisë.
Fotografia e publikuar e një fëmije në barelë nëpërmjet Twitter-it me pretendim se “TSK merr fëmijët si objektiv”, është zbuluar se është fotografuar gjatë sulmit të Forcave Demokratike Siriane të mbështetur nga SHBA-ja, më 29 gusht të vitit 2017 në qytetin Mare, në veri të Sirisë.
Pas lajmeve të propagandës njollosëse, të shpalosura nga AA-ja, një pjesë e përdoruesve që shpërndanin fotografitë në fjalë, për shkak të reagimeve të mbështetësve mbyllën llogaritë e tyre, kurse disa prej tyre kanë fshirë publikimet e bëra.
- Reagimet ndërkombëtare
Qeveria ruse ka thënë se mbështetja intensive e SHBA-ve për PYD/PKK-në ka provokuar Turqinë dhe se operacioni është një rezultat i pashmangur i kësaj.
Qëndrimi më i ashpër i Qeverisë së Washingtonit ishte se civilët janë shumë të shqetësuar nga gjendja. Por, zyrtarët amerikanë kanë thënë se i kuptojnë shqetësimet legjitime të Ankarasë.
Qeveria e Teheranit, duke theksuar integritetin territorial të Sirisë, ka shprehur shpresën që operacioni të përfundojë sa më shpejtë dhe të parandalohet përhapja e krizës Turqi-Siri.
Bashkimi Evropian tha se ndjen shqetësim të thellë për çështjet si gjendja njerëzore, kërkimet për zgjidhje politike dhe lufta kundër terrorizmit. Por Franca, Britania e Madhe dhe Holanda zgjodhën një gjuhë mirëkuptimi për shqetësimet e sigurisë së Ankarasë.
Gjermania, me një qëndrim të veçantë, duke i dhënë të drejtë interesave legjitime të sigurisë së Turqisë, kërkoi që t’i jepet fund përleshjeve.
- E drejta legjitime e Turqisë
Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në ditën e parë të operacionit tha se operacioni po realizohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, në kuadër të të drejtave të Turqisë që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare, vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit, dhe 'e drejta e vetëmbrojtjes legjitime' e cila qëndron në nenin 51 të Konventës së OKB-së".
Në deklaratë ishte theksuar se në objektiv po merren vetëm terroristët dhe se po tregohet çdo lloj i ndjeshmërisë për të mos dëmtuar civilët e pafajshëm.
Pas marrjes së Afrinit nga PYD/PKK në muajin korrik të vitit 2012, i cili më parë ishte nën kontrollin e regjimit të Bashar al-Asadit, ky qark përgjatë luftës së brendshme u bë një nga zonat ku kjo organizatë krijoi më së shumti fole të saj. Për shkak të lartësirave gjeografike, qendra e Kilisit dhe një pjesë e rëndësishme e Hatay-it, qytete në Turqi po mbesin në shënjestët të organizatës në Afrin. Organizata për shumë vite po i përdor malet Amanos për të infiltruar në Turqi nga Siria.
Organizata PYD/PKK po mbështetet në Afrin për të dalë në Detin Mesdhe nga veriperëndimi i Sirisë. Organizata terroriste kërcënon nga Afrini "Mburojën e Eufratit" dhe zonën jokonfliktuale të Idlibit.
Një e katërta e territorit të Sirisë dhe 65 për qind e kufirit Turqi-Siri gjendet nën okupimin e kësaj organizate.
news_share_descriptionsubscription_contact
contact_the_ombudsman
is_there_an_error_in_this_story
