Fatma Bülbül
18 Nëntor 2016•Përditësim: 18 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Parlamenti i Turqisë pritet të ripërtërijë lidhjet parlamentare me Dumën ruse, si rrjedhojë e përmirësimit të marrëdhënieve midis Ankarasë dhe Moskës, raporton Anadolu Agency (AA).
Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë, pezulloi marrëdhëniet e miqësisë me ligjvënësit rusë si pasojë e krizës politike me të cilën u përballën shtetet pas rrëzimit të një avioni rus nga Forcat Ajrore Turke mbi kufirin Turqi-Siri në nëntor të vitit të kaluar.
“Pasi presidentët Recep Tayyip Erdoğan dhe Vladimir Putin zgjidhën mosmarrëveshjet në qershor, Kuvendi i Turqisë ka vendosur që sërish të përmirësojë raportet me Dumën ruse”, deklaroi një zyrtar turk në kushte anonime.
Grupet e Miqësisë zhvillojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim mes ligjvënësve turq dhe homologëve të tyre jashtë shtetit.
Aktualisht janë më shumë se 100 grupe të tilla. Turqia po planifikon të zhvillojë lidhje edhe me Parlamentin e Çadit.