Barış Gündoğan
15 Dhjetor 2018•Përditësim: 16 Dhjetor 2018
ANKARA (AA) – Së paku shtatë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar gjatë sulmeve ajrore të ushtrisë turke në rajonin Zap dhe Hakurk, në veri të Irakut, raporton Anadolu Ageny (AA).
Në njoftimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë theksohet se dje dhe sot janë kryer sulme ajrore në rajonin Zap dhe Hakurk, në veri të Irakut, dhe se janë neutralizuar së paku shtatë terroristë të PKK-së. Po ashtu theksohet se terroristët kanë qenë në përgatitje të sulmeve mbi bazat turke.
PKK është një organizatë separatiste e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe SHBA-të. Gjatë fushatës tre dekadëshe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë së paku 40.000 persona.