Hanife Sevinç
02 Maj 2019•Përditësim: 03 Maj 2019
Në Stamboll është mbajtur mbledhja e përgjithshme e 5-ta me radhë e Unioni Botëror të Komunave Turke (TDBB), raporton Anadolu Agency (AA).
Në mbledhje kanë marrë pjesë shumë mysafirë nga 20 shtete, duke përfshirë edhe përfaqësues nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina.
Kryetari i TDBB-së, Ibrahim Karaosmanoğlu, në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi se pret që udhëheqësit e komunave, anëtarët e TDBB-së, do të sigurojnë kushte më të mira në mënyrë që të krijojnë atmosferë më të favorshme dhe më të sigurt për jetë në qytetet e tyre.
Ai shtoi se anëtarët e Unionit do të vazhdojnë edhe më tej të zhvillojnë bashkëpunimin në sfera të shumta të rëndësishme për qytetarët.
Për kryetar të TDBB-së në takim është zgjedhur krytari i komunës së Konjës, Uğur Ibrahim Altay, i cili në fjalimin e tij tha se Unioni edhe më tej do të ndërmerr hapat e duhur në mënyrë që në botë të mbisundojë paqja, siguria dhe mirëqenia.