Kemal Karadağ
08 Prill 2017•Përditësim: 08 Prill 2017
ANKARA (AA) – Së paku 36 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë vrarë gjatë operacioneve të forcave turke të sigurisë në shtatë ditët e fundit të zbatuara në lindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Turqisë janë dhënë informacione për aktivitetet e forcave turke në periudhën mes 31 marsit dhe 6 prillit.
Theksohet se operacionet kundër organizatës separatiste terroriste PKK janë ndërmarrë në qytetet Diyarbakir, Sirnak, Batman, Tunceli, Hakkari dhe Kars.
Me këtë rast janë neutralizuar së paku 36 terroriste të PKK-së, ndërsa janë konfiskuar 26 pushkë, 47 bomba artizanale, tre raketëhedhës, si dhe lloje tjera të armëve dhe municioneve.
Janë shkatërruar 10 lloje të ndryshme të minave, dhe lloje tjera të mjeteve improvizuese shpërthyese. Gjatë aksioneve kanë rënë dëshmorë katër ushtarë turq, ndërsa 21 të tjerë janë plagosur.
Janë arrestuar edhe 4.913 persona të cilët ilegalisht tentuan të kalojnë kufirin, ndërsa forcat e sigurisë konfiskuan edhe 850 kilogramë amoni-nitrat, si dhe 20 kilogramë të eksplozivit TNT.
Përveç armëve dhe municionit, forcat turke të sigurisë konfiskuan 156 kilogramë marihuanë, dhe 25.300 kuti cigare.
Me ketë i është shkaktuar goditje e madhe terroristëve në aspektin edhe të financimit të organizatës.