Merve Yıldızalp,İlhan Toprak,Enes Kaplan
04 Dhjetor 2016•Përditësim: 05 Dhjetor 2016
KAJSERI (AA) – Ceremonia e hapjes së bibliotekës dhe muzeut "Abdullah Gyl", e cila u mbajt sot në qytetin turk Kajseri morën pjesë udhëheqësit e shtetit të Turqisë, zyrtarë dhe të ftuar të shumtë nga Turqia dhe jashtë vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kompleksin e Universitetit "Abdullah Gyl" në Kajseri u hap muzeu dhe biblioteka, të cilat morën emrin sipas ish-Presidentit të Republikës së Turqisë në periudhën 2007 deri në 2014, kurse në ceremoninë e hapjes të pranishëm ishin Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, paraardhësi i tij Gyl, kryeministrin turk Binali Yildirim si dhe anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Bakir Izetbegoviç, ish-presidenti shqiptarë Bamir Topi, ish presdenti i Serbisë, Boris Tadiç, ish-Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai, ish-kancelari gjerman Gerhard Shrëder, ish-Kryeministri grek Georges Papandreu, ish-kryeministri dhe ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu dhe shumë përfaqësues të tjerë të jetës politike dhe publike.
Muzeu dhe bibloteka e sapohapur janë objektet e para të këtij lloji të cilat kanë statusin e Muzeut të Presidencës së Republikës së Turqisë.
Erdogan, në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes, tha se hapja e sotme e muzeut dhe bibliotekës, e cila është emëruar sipas ish-Presidentit të Turqisë Abdullah Gyl tregon nivelin e zhvillimit në të cilin Turqia ka lëvizur në saje të përparimit të saj ekonomik dhe politik në 14 vitet e fundit.
Duke theksuar se uniteti dhe angazhimi i përkushtuar ishin çelës kryesorë të përparimit të Turqisë në të kaluarën, Erdogan tha se paraardhësi i tij, ish-presidenti turk Gyl, është një nga ato me të cilat luftuan krah për krah për një të nesërme më të mirë.
"Njohja ime dhe miqësia me vëllain Abdullah daton në ditët tona studentore të viteve të 60-ta. Z. Abdullah është një nga vëllezërit e mi i cili fillimisht si kryeministër, por edhe si ministër i jashtëm dhe në fund si president kishte një rol të madh në reformat dhe progresin e Turqisë", tha Erdogan, duke shtuar se muzeu dhe biblioteka e sapohapur janë pionier të traditës së këtij lloji të institucionit.
Kryeministri turk Yildirim theksoi se muzeu dhe biblioteka e sapohapur në mënyrë të detajuar tregon jetën, veprën, rrugën politike dhe vizionin e ish-presidentit turk Gyl.
"Kësi lloj institucione tematike në Turqi ka pak, por kjo me përmbajtjen dhe pamjen e saj aspiron të jet në krye të institucioneve të tilla në botë, dhe kjo i ngjason këti vendi dhe ish-presidentit Gyl", tha Yildirim.
Abdullah Gyl theksoi se hapja e muzeut dhe bibliotekës ishte planifikuar për 24 korrik, por pas përpjekjes së dështuar të grusht shtetit ushtarka nga organizata terroriste FETO, u vendos që ceremonia e hapjes të organizohet sot.
Duke theksuar se muzetë dhe bibliotekat e ngjashme tematike hapen në mbarë botën, në vendet ku zhvillohet kultura e dialogut politik, demokracisë dhe sundimit të ligjit, Gyl tha se vendimin për të hapur muzeun pikërisht në qytetin e lindjes e kishte sjellur para përfundimit të mandatit të tij presidencial.
"Dua të falënderoj veçanërisht presidentin e nderuar Erdogan, i cili këtë projekt vazhdoi të mbështes. Shpresoj se kjo do të bëhet traditë, që edhe në të ardhmen Presidentët e Turqisë të kenë muzetë e tyre", tha Gyl.