Izzet Taskiran
10 Janar 2017•Përditësim: 10 Janar 2017
STAMBOLL (AA) – Është normalizuar trafiku ajror në aeroportin Ataturk të Stambollit. Reshjet intensive të borës që përfshinë qytetin në Bosfor, shkaktuan anulimin e qindra fluturimeve gjatë ditëve të kaluara, raporton Anadolu Agency (AA).
Në aeroport sërish kanë filluar fluturimet ndërkombëtare dhe ato brenda Turqisë të cilët për shkak të reshjeve të borës dhe uljes së dukshmërisë në aeroport deri në mesnatë ishin pezulluar.
Pas regjistrimit të nevojshëm pasagjerët në terminale presin fluturimet, ndërsa për shkak të numrit të madh të fluturimeve të anuluara gjatë disa ditëve të fundit, ka ardhur deri te turma e madhe para zyrës së avikompanisë.
Turkish Airlines (THY) pasagjerëve të cilëve u janë vonuar fluturimet, e që ndodhen në aeroport, u ofroi kompensim.
Një pjesë e pasagjerëve është vendosur në hotel.
Punëtorët për mirëmbajtjen e pistës edhe më tej pastrojnë dhe përgatisin terrenin për fluturime dhe aterime të avionëve.
Në pistë, pjesët e rrugës të parapara për taksistë dhe parking të avionëve, janë përdorur disa ton material për shkrirje.
Nga THY njoftohet se planifikohen 300 fluturime të ndërsjella nga Aeroporti Ataturk, gjegjësisht 122 nga aeroporti Sabiha Gokcen, i cili po ashtu ndodhet në Stamboll.