Durmuş Genç
26 Prill 2016•Përditësim: 27 Prill 2016
MUGLA (AA) – Një grup prej 31 migrantëve nga Greqia ka mbërritur në portin Gulluk në qytetin Mugla të Turqisë, në bazë të marrëveshjes mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë lidhur me refugjatët, e cila hyri në fuqi më 4 prill të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për 31 migrantë të cilët pas 20 marsit kanë hyrë në territorin e Greqisë, ndërsa ata nga porti grek Kos janë transferuar deri në qytetin Mugla, në bregdetin perëndimor të Turqisë.
Anija e cila transportonte migrantët shoqërohej nga një anije dhe varkë të Rojes bregdetare. Migrantët pas arritjes në Mugla, u morën nga përfaqësuesit e organizatës mjekësore kombëtare turke (UMKE), ndërsa pas kontrollit mjekësor dhe marrjes së gjurmëve të gishtërinjve me autobus do të transferohen në kampin e refugjatëve në qytetin turk Kirikkale.