Ahmet Sertan Usul
28 Korrik 2020•Përditësim: 28 Korrik 2020
Së paku 3 pjesëtarë të organizatës terroriste të PKK-së janë neutralizuar në kuadër të operacionit “Kthetra-Tigër”, që forcat turke e zbatojnë në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se forcat tuke me operacionin e suksesshëm neutralizuan 3 terroristë të PKK-së.
Në njoftim thuhet se operacionet do të vazhdojnë derisa nga ky rajon nuk çrrënjoset edhe terroristi i fundit.
Forcat turke të sigurisë zbatojnë luftë të gjerë kundër terroristëve të PKK-së brenda Turqisë por edhe në Irak dhe Sirinë fqinje. PKK është një organizatë separatiste që gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës terroriste tre dekadashe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40 mijë persona.