Havva Kara Aydın
29 Tetor 2020•Përditësim: 29 Tetor 2020
Së paku 210 migrantë të parregullt u ndaluan në lindje të Turqisë ndërsa 36 të tjerë u shpëtuan përgjatë vijës perëndimore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Si pjesë e një hetimi në kontrabandën e migrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, ekipet e policisë zhvilluan një operacion në provincën Van ku gjetën migrantët brenda një kamioni", tha policia.
Së paku 170 migrantë nga Afganistani, 26 nga Pakistani, 9 nga Iraku, 4 nga Bangladeshi dhe një na Uzbekistani, përfshirë 18 fëmijë dhe 11 gra, u ndaluan nga ekipet e sigurisë.
Është arrestuar edhe shoferi i kamionit, i identifikuar me inicialet E.K.
Turqia shpëton 36 azilkërkues
Sipas burimeve të sigurisë rojet bregdetare turke ndaluan 36 azilkërkues në Detin Egje.
Sipas burimit, azilkërkuesit të cilët u shtynë prapa nga anijet greke dhe të bllokuar në një anije, u shpëtuan pranë rrethit Cesme të provincës së Izmirit.
Ata u dërguan në autoritetin provincial të migracionit pas kontrolleve rutinore.
Turqia ka qenë një pikë e rëndësishme tranziti për migrantët e parregullt që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.