Në Stamboll do të mbahet Samiti Ndërkombëtar i Studentëve
I organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Studentëve Bab-i Alem, me Agjencisë Anadolu si Partnerin Global të Komunikimit, eventi do të trajtojë ndikimet e transformimit digjital tek njerëzit, shoqëria dhe jeta e punës
Stamboll
Samiti Ndërkombëtar i Studentëve "ISTSUM'25" do të mbahet në Stamboll më 27 dhjetor, raporton Anadolu.
I organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Studentëve Bab-i Alem, me Agjencisë Anadolu si Partnerin Global të Komunikimit, eventi do të zhvillohet në Qendrën Kulturore "Neslisah Sultan" dhe do të trajtojë ndikimet e transformimit digjital tek njerëzit, shoqëria dhe jeta e punës.
Në samit do të marrin pjesë folës frymëzues, përfshirë Erkam Tuzgen, drejtor i Përgjithshëm i "Bilişim Vadisi" (Lugina IT), Nurullah Er, drejtor i Përvojës së Punonjësve në Turkcell, Oner Piyade, drejtor i Përgjithshëm i SETCARD, Prof. Dr. Sefik Suayb Arslan, drejtor i Institutit të Inteligjencës Artificiale në Universitetin Bogaziçi dhe Burcu Kosem, kryetare e Degës së Stambollit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke.
Në kuadrin e eventit për pjesëmarrësit do të mbahen fjalime frymëzuese, do të jenë të pranishme zona për përvojë digjitale, si dhe do ofrohen dhurata surprizë për pjesëmarrësit. Gjithashtu do të ofrohen mundësi rrjetëzimi midis studentëve, akademikëve dhe përfaqësuesve të industrisë.
I mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Studentëve (UDEF), Bashkia Fatih dhe Turkish Airlines, samiti do të mbahet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare Turke dhe Bashkimit Evropian.
Në samitin i cili synon të përmirësojë aftësitë digjitale të të rinjve përmes fjalimeve frymëzuese, të forcojë ndërveprimin ndërkulturor dhe të krijojë një ndikim global, pjesëmarrja është falas, ndërsa informacion i detajuar dhe regjistrimi mund të gjenden në adresën "www.istsum.com".
Ndërkohë, samiti, i cili ka arritur mbi 950 pjesëmarrës në ngjarjet e tij të mëparshme, ka gjeneruar mbi 2 milionë ndërveprime në platformat digjitale. Studentë ndërkombëtarë nga 203 vende të ndryshme morën pjesë në samit, së bashku me mbi 100 akademikë.
