Hasan Hüseyin Kulaoğlu,Kenan Irtak,Sefa Mutlu
29 Shtator 2020•Përditësim: 30 Shtator 2020
Mot i ligë ka kapluar sot Stambollin dhe ka sjellë vështirësi në kryerjen e obligimeve të përditshme të qytetarëve në qytetin më të madh të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shirat e fuqishëm, bubullima dhe breshëri ka goditur qytetin në dy anët e kontinentit. Moti i keq ka krijuar turma të mëdha në komunikacion, ndërsa qytetarët e papërgatitur kërkonin strehë.
Disa automjete mbetën të bllokuara në ujë, ndërsa janë duke u zhvilluar aksione të zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit.
Është shkaktuar dëm material në disa automjete dhe ndërtese të banimit.Trafiku i tramvajit në rrugën Kadıköy-Moda u pezullua gjithashtu për një kohë të shkurtër.