Alpaslan Körükcü
03 Shtator 2022•Përditësim: 04 Shtator 2022
Kapadokya ka thyer rekordin e numrit të vizitorëve të të gjithë kohërave duke pritur mbi 2.5 milionë turistë në 8 muajt e parë të vitit dhe duke lënë pas numrin e të njëjtës periudhë të vitit 2019 i cili konsiderohet si "viti i artë", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga prefektura Nevşehir thuhet se në 8 muajt e parë të vitit 2022, Kapadokya e cila është e famshme me balonat me ajër të ngrohtë, me shkëmbinjtë me majë të njohur si 'peribacaları', me luginat dhe me hotelet e saj të gdhendura në shkëmbinj, e kanë vizituar 2.545.033 turistë të huaj dhe vendas.
Ndërkohë, numri i vizitorëve në muajin gusht në qendrën turistike ka arritur në 652.921. Numrin më të madh të vizitorëve në gusht e ka tërhequr Muzeu ‘Hacıbektaş Veli‘ me 215.200 ndërsa muzeu veror Göreme është renditur i dyti me 125.795 vizitorë dhe në vendin e tretë Zona Zelve Ören me 118.424 turistë.
Kapadokya në 8 muajt e parë të vitit 2019 i cili konsiderohet si "viti i artë" ku u thyen rekordet e të gjitha kohërave u vizitua nga 2.522.378 turistë ndërsa në muajin gusht të të njëjtit vit nga 566.033 turistë.