Turqia

Kalın: Nuk kemi hequr dorë nga programi F-35

"Nuk kemi hequr dorë nga programi F-35. Nuk është lehtë të përjashtohet Turqia nga ai program. Kjo do të ketë edhe rezultate serioze. Besojmë se kriza në fund do të tejkalohet", tha Kalın

Barış Gündoğan   | 10.09.2019
Kalın: Nuk kemi hequr dorë nga programi F-35

Ankara

Zëdhënësi i presidencës së Turqisë Ibrahim Kalın , ka theksuar se nuk kanë hequr nga programi i F-35, raporton Anadolu Agency (AA).

Kalın pas takimit të kabinetit presidencial të mbajtur në kompleksin presidencial nën kryesinë e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Zëdhënësi presidencial në lidhje me procesin e programit të F-35 tha se nuk ka asnjë shkresë zyrtare apo njoftim se Turqia është përjashtuar nga programi.

Ai potencoi se Turqia është një partner dhe jo një klient i programit F-35. "Përjashtimi, pezullimi i Turqisë nga programi, ka kosto serioze ekonomike, të sigurisë, politike", u shpreh ai.

Kalın ritheksoi se F-35 nuk paraqet ndonjë rrezik sigurie në një vend ku ndodhet S-400.

"Nuk kemi hequr dorë nga programi F-35. Nuk është lehtë të përjashtohet Turqia nga ai program. Kjo do të ketë edhe rezultate serioze. Besojmë se kriza në fund do të tejkalohet", theksoi më tej ai.

Në lidhje me patrullimet e përbashkëta në veri të Sirisë me SHBA-të, ai tha se janë të drejta por të pamjaftueshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın