Sinan Uslu
08 Dhjetor 2016•Përditësim: 08 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Publikohen pamjet e operacioneve ajrore të ushtrisë turke në kuadër të ofensivës "Mburoja e Eurfratit" ku janë vrarë 23 militantë të DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacionet e zhvilluara nga forcat ajrore turke ditën e djeshme në orën 10:05 dhe 11:30 sipas orë lokale duken qartë pamjet kur goditen pozicionet dhe makinat e organizatës terroriste, DEASH.
Në kuadër të këtyre operacioneve forcat ajrore turke kanë goditur 3 tanke, 2 pika kontrolli dhe vendstrehime, 3 godina komande dhe një automjet të mbushur me armatim.
Sipas informacioneve të para të paktën 23 militantë të DEASH-it janë vrarë dhe një numër i madh janë plagosur.