Emre Umurbilir
03 Qershor 2016•Përditësim: 04 Qershor 2016
IZMIR (AA) - Një festival i pazakontë do të organizohet këtë fundjavë në Izmir të Turqisë. Rreth 10 mijë aplikime janë bërë për "Festiv
alin e Gjumit" për të cilin u kualifikuan vetëm 150 në prani të noterit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA thuhet se kampi ku do të mbahet festivali ndodhet në lagjen Kaynaklar. Ky festival do të organizohet nën kujdesin e Bashkisë së Buxha-s në bashkëpunim me një radio. Pjesëmarrësit do të qëndrojnë dy ditë larg teknologjisë.
Pjesëmarrësve të cilët do të qëndrojnë në çadra nuk do tju lejohet të përdorin pajisje elektronike si kompjuteri, telefoni apo tableta. Ata të cilët kapen duke përdorur këto pajisje do të përjashtohen nga festivali.
Pjesëmarrësit krahas leximit të librave, dëgjimit të muzikës do të mund të marrin pjesë edhe në turne të veçantë të organizuar enkas si dhe do të mund të hanë ushqimet speciale të përgatitura për to. Ata do të mësojnë gjithashtu të përgatisin edhe reçel gjatë dy ditëve të qëndrimit.
Në organizimin i cili është krejtësisht falas aplikuan rreth 10 mijë persona, ndërsa vetëm 150 janë zgjedhur për të marrë pjesë në këtë festival në prani të noterit.
Krahas pjesëmarrësve edhe një ekip prej 50 personash nga shoqëria civile dhe klubet e alpinistëve do të jenë prezent në këtë festival. Hyrjet në festival do të përfundojnë nesër në 09:00 sipas orës lokale, ndërsa ndarja nga hapësirat e kampit do të fillojë të dielën në orën 14:00.