Ivanov pritet me ceremoni zyrtare nga Erdoğan
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, u prit me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial në Ankara nga homologu turk Recep Tayyip Erdoğan
Ankara
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti me ceremoni zyrtare homologun e tij nga Maqedonia, Gjorge Ivanov, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan priti presidentin e Maqedonisë Ivanov në hyrje të Kompleksit Presidencial në Ankara, ndërsa ceremonia vijoi me gjuajtje me topa dhe intonimin e himneve të të dy vendeve.
Ivanov përshëndeti gardën e nderit ndërsa pas prezantimit të delegacioneve, dy presidentët pozuan para flamurit të Turqisë dhe Maqedonisë.
Pas takimit kokë më kokë dhe atë mes delegacioneve, Erdoğan dhe Ivanov pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Po ashtu, presidenti Erdoğan do të shtrojë darkë në nder të homologut të tij.
Gjatë ceremonisë së pritjes, në delegacionin turk të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Rinisë dhe Sportit Osman Aşkın Bak, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës Fahri Kasırga, guvernatori i Ankarasë Ercan Topaca dhe zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.