Sibel Uğurlu
18 Nëntor 2016•Përditësim: 18 Nëntor 2016
STAMBOLL (AA) – Policia e Stambollit ka arrestuar të premten 73 profesorë të Universitetit Teknik Yildiz, si pjesë të një operacioni antiterrorist kundër organizatës FETO, raporton Anadolu Aggency (AA).
“Zyra e prokurorit publik kishte lëshuar një total prej 103 fletë arrestesh për personat të cilët dyshohen se kanë përdorur aplikacionin e mesazheve 'ByLock', i njohur si mënyrë e komunikimit të pjesëtarëve të puçit të dështuar më 15 korrik, ndërkohë që ngarkohen për veprën 'pjesëtar i organizatës së armatosur terroriste', tha një burim policor në kushte anonime.
Aplikacioni besohet të ketë qenë zbuluar nga agjencitë e sigurimit të Turqisë para tentativës për grusht shteti, duke bërë ata të kalojnë në përdorimin e mesazheve të shërbimit WhatsApp, por jo para se të identifikohen dhjetëra mijëra të dyshuar të FETO-s.