Furkan Naci Top
16 Korrik 2016•Përditësim: 16 Korrik 2016
ATHINË (AA) - Një helikopter me 8 persona të përfshirë në përpjekjen e grushtit nga FETÖ, njoftohet se është ulur në Aleksandropolis të Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu në lidhje me këtë çështje ka deklaruar: "Kemi kërkuar dorëzimin e menjëhershëm të 8 ushtarëve tradhtarë të cilët u arratisën në Greqi me helikopter".
Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve të Athinës theksohet se helikopteri turk që ka kërkuar leje për ulje nga autoritetet greke është ulur në pistën në Aleksandropolis e cila ndodhet në afërsi të kufirit mes dy vendeve.
Ndërsa televizioni shtetëror ERT ka njoftuar se në helikopter ndodhen 8 persona nga të cilët një prej tyre civil.
Sipas të dhënave paraprake thuhet se në helikopter ndodhen ushtarët që kanë dhënë mbështetje tentativës për grusht shteti nga FETÖ. Gjithashtu në lajm thuhet se këto persona kanë bërë kërkesë për azil në Greqi.
- Helikopteri ushtarak turk në Aleksandropolis, reagon Shtabi i Përgjithshëm i Greqisë
Në një deklaratë të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Greqisë thuhet se "Planifikohet që helikopteri ushtarak turk i tipit skifteri i zi (black hawk) që kreu ulje në Aleksandropolis në orën 11.51 të datës 16 korrik ti rikthehet menjëherë Turqisë".
Në deklaratë ndër të tjera në lidhje me personat që ndodheshin në helikopter është theksuar se autoritetet përkatëse do të vlerësojnë kërkesat e tyre për azil.
Sipas informacioneve të marrë nga qendra e policisë në Aleksandropolis mësohet se 8 personat në helikopter nga të cilët njëri prej tyre civil kanë bërë kërkesë për azil dhe se janë ndaluar nga forcat e policisë.