Özcan Yıldırım
17 Prill 2017•Përditësim: 17 Prill 2017
ANKARA (AA) - Kryetari i Komisionit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK), Sadi Güven, tha se gjatë referendumit të sotëm nuk janë vërejtur parregullsi serioze dhe incidente që do të mund të ndikonin në rezultatin përfundimtar të referendumit, raporton Anadolu Agency (AA).
Güven njoftoi se nga kutitë e hapura deri në orën 23:00 (sipas kohës lokale), është vërejtur se numri i votuesve ka qenë 56.147.506, teksa gjithsej 594.076 votues nuk kanë qenë ende të shënuar në sistem.
"24.763.516 kanë votuar 'po', kurse 23.511.155 kanë votuar 'jo'. Sipas këtij rezultati, referendumi ka rezultuar me 'po'", u shpreh Güven.
Ai gjithashtu komentoi në lidhje me disa ankesa të opozitës, e cila pretendon për parregullsi në lidhje me vulat në zarf në të cilat gjendeshin fletëvotimet, duke thënë se YSK është e hapur për ankesa, por se sot ky institucion qartë ka thënë se dështimet e mundshme të anëtarëve individualë ose krerëve të vendvotimit nuk mund të jenë pengesë për qytetarët në ushtrimin e të drejtës kushtetuese për të votuar.
Ai shtoi se këto janë të dhëna teknike që në fund të fundit nuk do të ndikojnë në rezultatin e referendumit.