Turqia

Gjenden tre të vdekur në Stamboll, zbulohet prania e cianidit

Policët gjetën një burrë, gruan e tij dhe fëmijën e tyre të shtrirë të vdekur në dysheme

Ali Murat Alhas  | 15.11.2019 - Përdıtësım : 18.11.2019
Gjenden tre të vdekur në Stamboll, zbulohet prania e cianidit

Ankara

Tre pjesëtarët e një familjeje u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në qendrën e Stambollit, ndërkaq njësitë e shpëtimit zbuluan praninë e cianidit në vendin e ngjarjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas autoriteteve lokale, policia u dërgua në një shtëpi në rrethin Bakirkoy të qytetit pasi fqinjët raportuan dyshime për ato që kishte ndodhur.

Policët gjetën një burrë, gruan e tij dhe fëmijën e tyre të shtrirë të vdekur në dysheme.

Guvernatori i rrethit më vonë bëri një deklaratë duke thënë se njësitë e Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) zbuluan një aromë në vendin e krimit, i cili më vonë u identifikua si cianid.

Pasi morën masat e nevojshme, njësitë e shpëtimit evakuuan të gjithë ndërtesën.

Incidenti i fundit shënon vdekjen e tretë të lidhur me cianidin në Turqi. Në fillim të këtij muaji, katër motra të rritura u gjetën të vdekura në banesën e tyre për shkak të helmimit të cianidit në Stamboll.

Incidenti i dytë ndodhi javën e kaluar, kur një familje katër anëtarëshe, burri, gruaja dhe dy fëmijë e tij, u gjetën të vdekur për shkak të helmimit me cianid në provincën jugore Antalya.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın