Sorwar Alam
20 Dhjetor 2016•Përditësim: 20 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Forcat Ajrore të Turqisë kanë sulmuar 16 pozita të DEASH-it në veri të Sirisë si pjesë e Operacionit “Mburoja e Eufratit”, bëri të ditur ushtria turke të martën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim, Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë tha se operacionet ajrore dhe tokësore janë kryer në zonën Al-Bab. Avionët luftarak kanë shkatërruar 16 objektiva, ndërsa një dron i armatosur turk ka qëlluar një kamionçinë të armatosur të përdorur nga DEASH-i.
Gjithashtu, ekipet ushtarake turke për çmontimin e mjeteve shpërthyese kanë shkatërruar 53 eksploziv të punuar në dorë në zonat e çliruara pranë Al-Bab, një qytet strategjik për DEASH-in.
Në njoftimin thuhet se operacioni për çlirimin e Al-Bab vazhdon sipas planit. E marta shënon ditën e 119-të të Operacionit “Mburoja e Eufratit”, që filloi në fund të gushtit për të avancuar sigurinë, të mbështes forcat e koalicionit, dhe për të eliminuar kërcënimin terrorist përgjatë kufirit të Turqisë duke mbështetur Ushtrinë e Lirë Siriane. Mbi 225 zona të banimit në veri të Sirisë, duke përfshirë më shumë se 1.860 kilometra katrorë deri më tani janë pastruar nga terroristët e DEASH-it.